Truproja e Kim Kardashian është paditur nga kompania e sigurimit të saj, pas grabitjes në Paris dy vite më parë.
Kompania e sigurimeve “AIG” pretendon se Pascal Duvier dhe kompania e tij “Protect Security” neglizhuan në ofrimin e mbrojtjes së apartamentit privat të yllit të “showbizz”-it dhe tash kërkohet 6.1 milionë dollarësh kompensim.
Kim Kardashian u grabit dhe u lidh nga disa persona të armatosur, gjatë javës së modës së Parisit në tetor 2016. “AIG” pagoi koston e të gjitha bizhuterive që asaj iu vodhën gjatë atij sulmi të papritur.
Duvier, asokohe ishte shoqëruesi i motrave të Kim Kardashianit, Kourtney dhe Kendall Jenner, me këto të fundit që ndodheshin në një klub nate.
Padia e “AIG”, e dorëzuar në Delaware, raportohet se pretendon braktisjen e yllit nga truproja dhe firma e tij e sigurisë, duke e lënë vetëm në dhomë.
Policia franceze arrestoi 10 persona në janar të vitit 2017, pas gjuetisë së tyre të gjatë për kapjen e bandës së grabitësve.