Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë çift shumë i dashur për publikun.
Këngëtarja muaj më parë mori epitetin nënë për herë të parë, ndërsa tani shijon amësinë.
Xhensila ka qenë e pranishme në premierën e filmit “The Brave”, ku aktron bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.
Në rrjete sociale ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat shfaqet përkrah Besit, e që duket për mrekulli.
Këngëtarja kishte vendosur që në këtë ngjarje të shfaqet më serioze, veshur tërësisht në të zeza.