Ata janë të martuar tash e tre vjet dhe kanë dy fëmijë: vajzën Wyatt (4) dhe djalin Dimitri (1).
Por duket se megjithatë pasioni dhe dashuria mes Ashton Kutcher (40) dhe Mila Kunis (35) duket se vazhdon akoma me të njëjtin ritëm.
Madje, ata të premten, nuk ngurruan që të puthen plot pasion në mes të rrugës në Los Angeles.
Aktorët janë takuar 20 vjet më parë ku të dy ishin pjesë e shout televiziv That 70s Show, por megjithatë, ata nuk nisën lidhjen e tyre të dashurisë deri në vitin 2012.
Ashton, i cili dikur ishte i martuar me Demi Moore, është përkulur për ta puthur bashkëshorten. Aktorja e Bad Moms kishte disa libra në duar, të cilat i mbante me zor, derisa po mbante edhe një kafe në duar.
Aktori kishte veshur një këmishë të gjelbër dhe xhinse të gjera që i kishte kombinuar me një palë atlete me ngjyrë të zezë.
Në ndërkohë, Kunis kishte zgjedhur një bluzë me Mickey Mouse dhe një palë xhinse të grisura dhe atlete të bardha.
Ylli i “The Spy Who Dumped Me” nuk kishte grim dhe flokët i kishte kapur lart.