Kanye West ka dëshmuar edhe një herë se sa shumë e do bashkëshorten e tij.
Reperi i njohur në fundjavë ka vendosur që të largojë të gjitha profilet e tij nga rrjetet sociale.
Por, ky duket se ka qenë një vendim më strategjik dhe nuk do të thotë se po ndodh ndonjë problem me jetën e tij private.
Kjo pasi bashkëshortja e tij, Kim Kardashian ka treguar se gjërat mes tyre janë gjithnjë e më mirë.
Kanye këtë herë e ka befasuar Kimin, duke i blerë shumë lule të bardha sa i ka mbushur dhomën, ndërsa Kim ka shkruar: “U zgjova në mëngjesin e së dielës në mesin e të gjitha këtyre luleve të bukura!”.