Disa muaj më parë ata të dy dhanë shenjat e para të një flirti në rrjetet sociale dhe bëhet fjalë për lidhjen e saj me lojtarin e West Ham, Chicharito. Por deri disa ditë më parë ishin thjesht dyshime të mediave rozë, derisa modelja vendosi të mos fshihej më dhe iu dha fund dyshimeve.
Sarah është e njohur për fotot e saj “pikante” në rrjetet sociale, por këtë herë ka zbuluar gjithçka me një foto “tërësisht të mbuluar”, ku shfaqet nën efektin e dashurisë, teksa ka dhuruar një puthje.
Në përshkrimin e fotos, ka shkruar:
“Jam e çmendur për ty! Mirënjohëse për këtë dashuri. Çdo ditë me ty është një aventurë e mbushur me liri, lumturi, të qeshura dhe shumë dashuri. Faleminderit që ekziston. Të dua kaq shumë!”