Edhe pse një lojtar me famë në bejsboll dhe një mashkull që është mësuar me femra të bukura rreth e rrotull, partneri i JLo, Alex Rodriguez ka rrëfyer për “Vanity Fair” se i është dashur kohë të merrte veten, kur ajo i ka thënë se është beqare.
“Nuk e dija nëse ishte një takim mes një çifti”, thotë Rodriguez.
“Ndoshta ne po e shihnim njëri-tjetrin gjatë natës për shkak të orarit të punës.
Unë isha në ankth, se nuk e dija situatën e saj”.
“Ishte jashtëzakonisht produktive për mua të ulesha me një nga femrat më të zgjuara dhe më të njohura në botë, veçanërisht për një mashkull si unë, që po kalonte kohë të vështira, duke rehabilituar veten.
Mendova se do të ishte një situatë ku të dy do të dilnim të fituar, pavarësisht gjithçkaje.Ajo më tregoi herën e tretë ose të katërt se ishte beqare.
M’u desh të çohesha dhe të shkoja në tualet, ku mora guximin për t’i dërguar një sms”, thotë Alex.
“Ndërkohë që unë isha ulur, kur ai po kthehej pashë që më erdhi një sms”, vazhdoi Lopez.
“Ai më tha je shumë seksi. Të dy qeshëm”.
Në intervistën ekskluzive për “Vanity Fair”, çifti treguan se e kanë gjetur njëri-tjetrin në kohën e duhur dhe se kuptohen shumë mirë.
“Jemi si binjakë, e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrën, që askush tjetër s’mund ta bëjë”, tha Jennifer Lopez për revistën e famshme.