Brittany Gibson është një blogure e cila vendosi që për shkak të disa problemeve të saj, të ndryshonte tërësisht jetën e saj seksuale.
Blogerja, autore e kujtimeve të titulluara “’Fat Girl Walking” ( Vajza e shëndoshë duke ecur) vendosi një ditë, bashkë me bashkëshortin, Andy që të angazhoheshin për të kryer marrëdhënie seksuale çdo ditë , për një vit pavarësisht çdo gjëje.
Brittany e mori vendimin pasi kishte gjithë jetën që jetonte mes pasigurive dhe ankthit të krijuara kryesisht si pasojë e përmasave të saja trupore me të cilat nuk ndihej aspak rehat.
Më vonë, ajo e kuptoi se vendimi i saj drastik vinte nga frika se mos e humbiste bashkëshortin për shkak të problemeve që ajo kishte me veten.
Pas 3 muajsh Brittany filloi të fitonte besim në vete. Nuk e fshihte më veten e saj nga bashkëshorti dhe madje filloi të lëvizte lirshëm në shtëpi me të brendshme pa u ndjerë në siklet.
Pas 6 muajsh ajo nuk kishte më turp të rrinte krejtësisht pa lakuriq para burrit të saj dhe filloi të bindej që ai e donte ashtu siç ishte.
Pas një viti, ajo nuk kishte më asnjë problem me veten e saj. Ata nuk e vazhduan më rutinën e të kryerit çdo ditë marrëdhënie seksuale, por intimiteti i tyre mbeti. Më e rëndësishmja, Britany ishte më në fund e rehatshme në lëkurën e saj dhe e gjeti veten tërheqëse.