Ka shpenzuar qindra mijëra dollar për operacionet plastike, në mënhyrë që të duket si kukulla Ken. Rodrigo Alves që njihet në botë si një ndër njerëzit që ka kryer më shumë ndërhyrje estetike, ka rënë pre e një incidenti gjatë një vizite në Berlin të Gjermanisë.
Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Rodrigoz mjetin e identifikimit dhe pasi kanë parë se fotografia në pasaportë nuk përputhej aspak me portretin e modelit, ata e kanë shoqëruar atë në polici. Ka qenë vetë “Ken” që e ka publikuar këtë incident në instastory duke shkruar:
“Mua më ndali policia gjermane pasi ata donin të shihnin pasaportën time, por pamja aktuale nuk përputhej aspak me atë që ishte aty në document. Ishte pasaporta e vjetër sepse unë kam harruar të bëj një të re. Tani më duhet të shkoj në ambasacdë që të bëj një të re që të jem në gjendje për t’u kthyer në Angli”.
Menjëherë Ambasada Britanike ka reaguar duke I dërguar Alves një dokunent të ri në mënyrë që ai të kthehej në shtëpi.
Në një kohë kur operacionet plastike janë kthyer në një trend që kanë marrë një përhapje të tillë të gjerë anekënd botës, incidente të tilla me gjasë do të ndodhin gjithmonë e më shpesh.