Ka vetëm 3 ditë që është publikuar kënga më e re, një bashkëpunim mes DJ Snake, Ozuna, Cardi B dhe Selena Gomez, por me sa duket po kthehet në hitin e momentit.
Edhe pse deri më tani ‘Despacito’ ishte e pakonkurueshme me miliarda klikime në YouTube, ky bashkëpunim duket se do ta konkurrojë denjësisht, pasi në vetëm 3 ditë ka arritur në më shumë se 30 milionë klikime.
Kënga që po thyen rrjetin tashmë është “Taki Taki”.
Në klip shfaqet një botë post-apokaliptike, teksa tregon të katër artistët që këndojnë mes të mbijetuarve nga fundi i botës. Ndërsa atmosferën e ndryshon plotësisht Selena Gomez që në fund shfaqet në një mjedis të gjelbër.
Për më shumë shihni videoklipin më poshtë: