Tupac Shakur është gjallë, sipas teoricienëve të konspiracionit.
Raperi ikonë, i cili u vra në Las Vegas në shtator 1996, ka qenë subjekt i thashethemeve se është ende gjallë.
Por tani, djali i një producenti legjendar të hip-hop tha se reperi jeton aktualisht në Malajzi dhe se është mirë.
Për vite me radhë, është raportuar se Tupac ishte gjallë dhe jetonte diku në Kuba apo Somali.
Por tani, djali i mogolit Marion ‘Suge’ Knight, Suge J. Knight shprehur besimin se reperi është gjallë dhe se jeton në Malajzi.
Në disa postime në Instagram, Knight ndau disa imazhe të një burri që ngjante një Tupac së bashku me ikonat e muzikës si Beyonce, 50 Cent dhe Kanye Ëest, raporton Daily Mail.
Në një post tjetër, Knight publikoi një video të një burri që ai pretendon se është Tupac në Malajzi.
"Tupac është i gjallë ... ai kurrë nuk na la,"-shkroi ai.