Selena Gomez së fundmi ka publikuar fotografi të shumta me fansa të saj, ndër ta, është edhe e famshmja Cardi B.
Ato janë takuar në një vend ku sigurisht, nuk munguan as fotot e përbashkëta.
Reperja Cardi B, pas disa ditësh, në një intervistë për revistën E!, i ka drejtuar disa mesazhe këngëtares Selena Gomez.
E ka quajtur femër të fortë e shumë të ëmbël, por ka thënë se nganjëherë jeta prej këngëtareje të bën të pafuqishme e të dërgon në vështirësi. “Kur e takova për herë të parë, ishte e ëmbël dhe e admirueshme, ashtu vazhdon të jetë, është me të vërtetë ajo që e shihni, një person shumë i dashur. Dua vetëm t’ia kujtoj se është shumë e bukur!. Vajzë, ti je e pasur dhe e vazhdo të jesh e fortë, sepse, nganjëherë edhe unë ndihem sikur po humbas gjithçka madje edhe mendjen time. Por, më pas ndalem dhe e shoh që kam nevojë t’i lutem Zotit dhe të largohem edhe nga mediat sociale. Bëje edhe ti”, ka thënë Cardi B.