Ajo ka bërë një dedikim prekës për të vëllanë e ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë vitin e kaluar.
Barbara Dini ka pohuar se gjëja më e bukur që kishte në jetë ishte vëllai, Ergini.
Ky i fundit po të ishte gjallë sot do të mbushte plot 24 vjet, dhe në kuadër të kësaj dite, Dini i ka dedikuar disa rreshta të shtrenjtit të saj.
“Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen!Sot është ditëlindja jote e 24!Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe…nuk u ngopëm me ty!Ke qenë je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe,pika ime e dobët!Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi…,”- shkruan Barbana krahas një fotoje ku shihet vëllai i saj.