Sara Hoxha dhe Ledion Liço sot janë prindër të një djali me emrin London Noor dhe kanë krijuar një familje të lumtur. Mirëpo në një rrëfim për "Revistawho.com", e intervistuar nga Ledioni, Sara tregon momentin e trishtë kur e humbi bebin e parë.
Sara tregon gjithashtu se London nuk ka qenë surprizë pasi kur përjetuan emocionet e humbjes së bebit, e kuptuan sa shumë donin për t'u bërë prindër.
"London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën", është shprehur Sara.