Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe atë turk. Çifti u kurorëzuan në martesë vitin e kaluar dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Në një intervistë për mediat turke së fundmi Tolgahan është shprehur se përpara se të njihte Almedën ishte shumë agresiv mirëpo Almeda e ndryshoi atë.
"Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj," ka thënë aktori.