Drake ka zbuluar detaje për të birin e tij.
Në intervistën për ‘The Shop’ me basketbollistin LeBron James, Drake ka vendosur të flasë për herë të parë publikisht për të birin.
“Unë kam një djalë dhe ai është shumë i bukur. Ai ka sy blu shumë të bukur. Jam një baba beqar që po përpiqem të komunikoj me një grua, me të cilën kemi kaluar disa gjëra. Unë dua që në të ardhmen t’i tregoj djalit tim se çfarë ndodhi. Dua që ai ta dojë nënën e tij dhe nuk dua që bota të jetë e zemëruar me nënën e tim biri. Pavarësisht se çfarë ndodhi, unë e dua shumë nënën e tim biri dhe dua që kjo energji, të mos ndryshojë kurrë”, tha Drake në intervistën për The Shop.
Drake gjithashtu i ka trguar fotografinë e djalit basketbollistit, ndërsa për here të pare për të ka folur me Kanye West, por që ësthë penduar shumë pasi Kanye dhe Pusha T e kanë zbuluar për publikun me qëllim të promovimit të albumeve të tyre.
Djali i Drake me aktoren Sophie Brussaux ka ardhë në jetë në vitin 2017, ndërsa i kanë vendosur emrin Adonis.