Ajo u tha gazetarëve se Princin Harry dhe familjen mbretërore britanike i ka dashur që në moshën 8-vjeçare. Dhe për të takuar Princin, 19-vjeçarja po qëndronte prej disa orësh në vendin ku ai do të kalonte. Vajza i tha Princit Harry se e dinte që përqafimi ishte kundër protokollit.
“Do të më fusësh në telashe”, iu përgjigj Princ Harry studentes India Brown.
“Ishte vetëm një mundësi që më erdhi dhe e shfrytëzova. Nuk e prisja që kjo të ndodhte sepse është kundër protokollit. Ai më përqafoi gjithashtu. Ishte e mrekullueshme”, shprehet 19-vjeçarja, duke shtuar se ka qenë një nga përqafimet më të mira që ka marrë ndonjëherë.