Bebe Rexha është nga ato të famshme që shpesh herë i përfshin fansat në zgjedhjet e saja. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare i ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë duhet të veshë për t’u paraqitur në emisionin shumë të shikuar amerikan.
Bebe ka marrë pjesë në emisionin e prezantuesit të famshëm, në 'Jimmy Kimmel Live'.
Përmes një ‘story’ në Insatagram, Bebe i ka pyetur ata cilën veshje duhet ta veshë, e siç duket këngëtarja i ka dëgjuar fansat dhe ka zgjedhur fustanin e zi mjaft të veçantë në vend të pantallonave e korsesë e këmishë të bardhë.