Në udhëtimin e parë të Harry-t dhe Meghan Markle në Australi, përveç lajmit të shtatzanisë një tjetër detaj bëri xhiron e mediave, unaza që mbante në gisht princi Harry. Unaza e zezë në gishtin e dorës së djathtë dhe që princ Harry e ka në çdo dalje të tij në publik, i çmendi të gjithë.
E kujt është ajo unazë? Kush ia ka dhuruar dhe përse e ve? ishin disa nga pyetjet që u bënë nga të gjithë. Dhe misteri në pak orë u zgjidh. Unaza e vënë nga Harry nuk është një unazë normale, por një wearable, një pajisje eletronike dhe saktësisht një Oura Ring, një unazë teknologjike e Oura-s, një startup finlandez.
Diçka e ngjashme me një fit-watch, me ndryshimin që nuk vihet në kyç por në gisht.
Kjo unazë kontrollon aktivitetin fizik të zhvilluar gjatë gjithë ditës, duke i shënuar të dhënat në një aplikacion d.m.th mat temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe lëvizjet e kryera gjate ditës por edhe duke kontrolluar orët e gjumit.
Unaza e vënë nga Harry kushton 419 euro dhe nuk është një nga më të shtrenjtat.