Modelja bukuroshe Bella Hadid gjithmonë ka thënë se është kundër ndërhyrjeve kirurgjikale apo mbushësve, por Bella Hadid ngjalli sërish debate të premten, teksa postoi një foto ku tregonte buzët e fryra.
22-vjeçarja u shfaq me grim dhe me buzët mishtore, duke marrë gati 1 milion pëlqej dhe 10.000 komente në vetëm një orë. Pra ndonëse në foto duket sikur nuk i ka rezistuar dot filerave në fakt e vërteta është se Bella ka bërë një make-up të tillë që ia tregon buzët më të mëdha seç i ka.