Ndonëse njihet si njëra nga fytyrat më simpatike të estradës, Beatrix Ramosaj dëshmon të kundërtën kësaj here.
Ajo momentalisht është në Paris të Francës bashkë me vëllaun e saj, Alban Ramosajn dhe miqtë e ngushtë, Oriola Marashin, Endrit Mertirin.
Nga ‘Qyteti i Dashurisë’, Ramosaj vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme teksa tregon se është duke kaluar çaste tejet të mira.
E në foton e fundit na lë me gojë hapur të gjithëve, pasi duket tejet ndryshe dhe me një theksim të dukshëm të ‘Fotoshopit’ të përdorur.
Nga ana tjetër, fiziku i saj është në top-formë edhe pse pamja e saj është paksa e frikshme. Nuk dihet nëse atje janë duke punuar rreth ndonjë projekti apo thjesht artistët po shijojnë jetën?
“Get High”, është bashkëpunimi i dyshes së famshme i lansuar para një muaji.