Ajo nuk është e turpshme kur është puna të tregojë format e saj të famshme.
Kim Kardashian kohët e fundit hapi çështjen e jetës seksuale kur fliste për revistën “Richardson”.
38 vjeçarja pranoi se mendonte që më kurrë nuk do të bënte seks për shkak të shtatzënive të vështira.
Kim gjithashtu ishte përballur me presionin e lartë të gjakut dhe vështirësi në lindje gjatë dy shtatzënive të saj.
“Mendova që kurrë më në jetën time nuk do të bëj seks. Në shpirt u ndjeva shumë keq për veten time”, tha ajo.
Bukuroshja theksoi se nuk mund të humbiste peshë menjëherë, por pas tetë muajsh thoshte me vete se ka trupin më të mirë ndonjëherë.