Ajo njihet për qëndrimet dhe idetë e saj veçanërisht për çështjen ekonomike, duke qenë se është jo vetëm deputete e Komisionit të Ekonomisë por edhe pedagoge në këtë fushë.
Sot duket se Fatbardha Kadiu ka pasur një ditë të veçantë pasi ka festuar ditëlindjen e vajzës. E ka treguar vetë ndërsa ka postuar një foto familjare në Facebook dhe mes urimit ajo ka dhe një këshillë për të voglën e saj.
“Gëzuar jeta ime! U bëfsh 110 vjeçe. Prindërit më kanë mësuar të kem kujdes borxhin, por unë dua të të mësoj ty të kesh kujdes dhuratën”, kështu shkruan Kadiu dhe duket disi e vështirë për ta kuptuar por filozofia e saj është shumë e thjeshtë dhe lidhet me situatën aktuale.
Kur dikush të dhuron një shkrepëse mendo se nesër ai dikush mund të të kërkojë të ndezësh një zjarr të madh!
Pra këshilla e saj për vajzën është edhe një mesazh për politikën dhe gjithë shoqërinë tonë për të pasur kujdes nga ryshfeti e korrupsioni.