Katie Price ka djallin brenda saj kur ajo është e dehur, pretendon ish-i dashuri i saj Peter Andre pasi ajo u largua nga rehabilitimi.
Më parë këtë muaj, Katie, 40-vjeçe, u arrestua për vozitje në gjendje të dehur. Më pas ajo braktisi një qëndrim rehabilitimi pas vetëm 24 orësh.
Peter, i cili ishte i martuar me Kate midis viteve 2005 - 2009 dhe ka dy fëmijë me të, tregoi një sekret të ish-modeles kur dehet.
"Nëse është duke pirë, unë e di se ajo nuk është e aftë për asgjë. Djalli hyn brenda saj dhe ajo është një makth”, pohon ai.
Gjatë muajve të fundit, pasi jeta e Katie ka filluar të shkatërrohet, Pete e ka ndihmuar në heshtje financiarisht për t'u përballur me traumat e kaluara.
Një burim i afërt me ish-modelen tha për Sun se "Katie po hap disa plagë të vjetra në rehabilitim dhe po mësohet si të merret me të".
Trajtimi madje filloi të ndihmojë riparimin e marrëdhënieve midis Katie dhe ish-bashkëshortit të saj, Kieran Hayler, i cili e kishte tradhtuar në lidhjen e kaluar.