Ka një moment të duhur për të kryer ndërhyrje plastike, ashtu siç ka dhe ca sekrete që kanë të bëjnë me përmasat, fizionominë e fytyrës apo format. Por ka dhe disa gabime që bëhen në Shqipëri, sidomos kur është fjala për operacionet estetike. E këtu nuk është “faji” i kirurgut, por i foramtit të gatshëm që është krijuar dhe që vajzat e ekranit kërkojnë medoemos t’i afrohen sa më shumë ! Buzë të plota mishtore, hundë e vogël e ngritur përpjetë, vetulla të trasha të harkuara, mollëza që karcejnë mbi faqe dhe lëkurë e tendosur pa kurrëfarë shenje ! Të joshura nga e bukura absolute, vajzat e famshme po i nënshtrohen ndërhyrjeve jo për të rregulluar një të metë në fytyrën e tyre, por për t’iu afruar sa më shumë modelit të gatshëm të shoqërisë *u shkon apo nuk u shkon. Të besosh në “fuqinë e makeup-it, ndriçimit, kamerave” etj etj është naivitet, sepse asnjë nga këto që përmendëm nuk të transformon! E nëse të transformojnë, përse këto vajza të ekranit kanë po të njëjtën fytyrë për më shumë se një dekadë?? P.S nuk përjashtojmë trajtimet rutinë estetike, maskat apo kremrat sepse askush nuk jeton më në epokën "Ujë e Sapun"
Arbana Osmani
Xhemi Shehu
Anila Çela
Jonida Shehu
Brunilda Lahe
Miriam Cani
Aulona Musta
Fatma Haxhialiu
Emina Çunmulaj
Stela Kotri
Fjodora Fjora
Floriana Garo
Orinda Huta/ Nga LIVING