Tuna Sejdiu kujdeset në maksimum për Tianin e vogël, i cili tashmë është 1 vjeç.
Në një video që ka postuar Tuna së fundi në llogarinë e saj në Instagram, shfaq Tianin duke i rënë daulles.
Vogëlushi që tani duket se po shkon hapave të prindërve, saktësisht babait, pasi shfaq talent në instrumente.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Tuna është “Maria”, këngë kjo në duet me Seven Saraçin