Shquhet si njëra nga artistet që ka bërë eksperimente të ndryshme me flokët.
Kësaj radhe, modelja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca bëri një ndryshim të papritur për fansat.
Në foton e postuar në rrjete sociale nga fotografi, Flamur Ilazi shihet se Luana nga bionde siç jemi mësuar ta shohim gjithnjë është bërë brune, me një ngjyrë të flokëve më të errët.
Nuk dihet nëse kështu do e shohim tani por që lirshëm mund të thuhet se i shkon mjaft shumë. Theksojmë se moderatorja Vjollca cilësohet si një nga femrat bionde më seksi të ekranit televiziv. “Shiko Kush Luan”, është emisioni i saj në të cilin çdo javë sjell puntata të ndryshme.