Ajo u largua nga Victoria’s Sekret Ëngjëll pas 17 vjetësh, në fund të vitit 2017.
Por diçka është e sigurt ,që ajo kurrë nuk ndaloi duke qënë ëngjëlli që ishte, mjafton ta shohwsh në tapetin e kuq të Omegas në Shangai të martë.
Modelja 37 vjeccare ishte e mahnitshme veshur me fustan të kuq, bashkë me Lui Shishi,Nicole Kidman dhe Cindy Crawford si ambasador të brendit.
Alessandra shkëlqeu e veshur me fustanin e Zuhair Murad , që tërhoqi vëmendjen me pjesën e hapur të këmbët .
Fustani i kuq ishte i ngushtë te beli dhe shfaqte këmbët e gjata dhe të holla të bukuroshes braziliane.
Alessandra arriti që gjithë vëmendjen e saj ta merrte fustani i mrekullueshëm , duke i mbajtur flokët dhe makeup-in e saj të thjeshtë.
Alessandrës iu bashkua në eventin Omega ambasadoret Lui Shishi, Nicole Kidman dhe Cindy Crawford.
Eventi u organizua për të festuar nxjerrjen e fundit të Omega Constellation
“The Constellation ka qënë gjithmonë i admiruar nga gratë kudo në botë . Pavarësisht shtetit ,është aplikuar nga të gjitha gratë,” u shpreh presidenti i Omega dhe CEO Raynald Aeschlmann, sipas Forbes.