Ditën e djeshme vajza e vetme e çiftit Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha festoi 5-vjetorin e lindjes. E vogla e familjes ishte arsyeja kryesore që i mblodhi, por këngëtarja ka zbuluar edhe 2 arsye të tjera që fshihen pas mbrëmjes speciale. Në një festë mes familjarëve dhe njerëzve më të dashur, Rezarta ndau disa nga detajet e festës.
“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar ditën e mbrëmshme! Të ftuar njerëz që m’i do shpirti, për të festuar 3 festa. Princesha jonë e vockël u bë 5 vjeç. 5 vjet që na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditëlindje ishte akoma dhe më e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si unë e kisha ëndërruar, që nga dita qe ti linde… Dhe festa e tretë i dedikohet njeriut më të fortë që unë kam njohur, atij që më dhuroi përpos jetës dhe mësimet më të rëndësishme, si të luftoj dhe të dashuroj në të njëjtën kohë! Mbreti im, dashuria ime më e madhe, Babi i cili ashtu si në profesion luftarak, luftoi dhe mundi këtë vit një sëmundje për të cilët doktorët na dhanë jo shumë shpresë! Të gjithë së bashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shumë të zgjuara të princeshës sonë shijuam gjithçka”,-shkruan ndër të tjera Rezarta krah fotove nga festa.
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët.
SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.
Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali:
Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...