Reperi Arkimet Lushaj, sot bëri konfuz fansat e tij pasi bëri një postim nga rrjetet sociale.
Të gjithë menduan se ai kishte mundur të fustë në qeli, një telefon, por e vërteta ishte krejt ndryshe pasi postimet sot nuk ishin bërë nga vet ai.
Panorama mësoi se postime janë bërë nga miku i tij, Anestezion Bekteshi, që është dhe menaxheri i rrjeteve të tij sociale.
Më pas “Panorama” ka kontaktuar me Bketeshin, dhe ai ka deklaruar se media i ka keqinterpretuar këto postime sot.
Ai sqaron se ai është autor i postimeve dhe tregon se menaxhimin e rrjeteve sociale të reperit ka vite që e bën“Çdo herë jam kujdesur për rrjetet sociale të Arkimedit shumë herët, unë kam qenë ai që e ka ndihmuar dhe kur i vodhën llogarinë që ja riktheva sërish.
Kam shumë vite që menaxhoj rrjetet sociale të tij. Mediat sot e kanë keq interpretuar postimin e tij”. ishte ky reagimi i Anestezion Bekteshit