Taylor Swift ndihmoi një fanse të saj që është në nevojë.
Këngëtarja dhuroi 15.500 dollarë në një faqe “GoFundMe” që po mbledh para për Lauriann Bartell, e cila ndodhet në koma prej tre vitesh.
Vajza e saj, Sadie Bartell, shkroi në një postim të GoFundMe në Twitter se nëna e saj ishte në koma dhe kërkoi ndihmë për të.
“Jam shumë nervoze që po shkruaj këtë postim. Ju lutem më ndihmoni nëse keni mundësi dhe lutuni për familjen time. Më vjen keq që nuk kam thënë asgjë më përpara dhe që po ju kërkoj papritur ndihmë”, shkroi vajza 19-vjeçare.
Ndërsa falënderoi këngëtaren që e ka mbështetur moralisht gjatë këtyre viteve.
Dhe Swift vendosi që ta mbështeste jo vetëm moralisht por ti jepte edhe 15.500 dollarë.
“Me dashuri nga Talyor, Meredith dhe Olivia Swift”, shkroi ajo në platformën online ku bëri edhe donacionin.
Meredith dhe Olivia janë dy macet e saj.