Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani prej disa ditësh kanë qenë çifti më i përfolur në mediat rozë, pasi bënë publike lidhjen e tyre gati 2-vjeçare.
Ata kanë filluar të postojnë foto me njëri-tjetrin dhe sot ishte Fatma ajo që përmes një postimi në Instastory zbuloi se i kishte përgatitur një surprizë partnerit të saj, që ndërkohë ankohej për trafikun gjatë udhëtimit me makinë.
Të gjithë po prisnim me padurim të shikonim surprizën e Fatmës për Alfion dhe më në fund ata zbuluan se surpriza qenka një motor sportiv.
Në foton e postuar në Instagram Alfio duket shumë i lumtur teksa pozon krahas motorit të ri dhe falenderon Fatmën për dhuratën: “S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve t’mi’ … Të dua”!
Duket se shefi i kuzhinës veçse gatimit ka një pasion të madh edhe për motorët, ndaj e dashura e tij ka vendosur ta surprizojë me këtë motor sportiv.