Pas një sezoni të lodhshëm, të mbushur me koncerte dhe projekte muzikore, Dua Lipa ka vendosur të ‘arratiset’ me të dashurin e saj.
Ajo ka publikuar fotografi romantike me Isaac Carew, me të cilin ka udhëtuar drejt Indisë për të qëndruar dy javë.

“Kalova 2 javë në Indi me dashurinë time. Shkuam në Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa duke u shkëputur pak nga përditshmëria dhe duke u magjepsur pas kulturës, ushqimit dhe traditave. Një udhëtim që kemi dashur ta bëjmë prej kohësh dhe jam shumë e lumtur që e bëmë. Seancat e jogës në 5 të mëngjesit më kanë përgatitur për t’u rikthyer në punë sërish. Jam treguar e fortë dhe kam arritur të kap shumicën e fotove me një aparat fotografik për të qëndruar larg telefonit. Tani jam duke i rregulluar, kështu që tregoni durim”, shkruajti Dua në një postim në Instagram.
Më pas, publikoi disa fotografi të zonës ku qëndrojnë kafshë të ndryshme në Rathambore, por që këngëtarja zgjodhi të postojë vetëm tigrin.