Tayna është reperja e re që këtë vit ka qenë personazh shumë i komentuar i shoubizit shqiptarë.
Tayna në fotografitë e fundit është transformuar duke u shfaqur nga brune në bjonde tërheqëse.
Ajo është inspiruar në personazhin e famshëm Khaleesit, që e luan aktorja Emilia Clarke në “Game of Thrones”.
“Nëna e dragonjve”, ka qenë mbishkrimi që Tayna i ka lënë fotos, duke bërë të kuptohet se diçka e re po vjen së shpejti nga kjo repere.
Për ndryshe, “Doruntina” titullohet kënga e fundit nga Tayna, e shoqëruar edhe me videoklip.