Dy javë më parë, reperi i njohur Stresi u arrestua nga policia pasi u kap në një hotel në Linzë. Atij iu sekuestrua edhe një sasi të konsiderueshme kokaine, armë dhe fishekë me vete.
Në momentin e arrestimit, ai ishte i shoqëruar nga një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç. Vajza po hetohet në gjendje të lirë nga policia. Në një intervistë për ‘Sevenbizz’, babai i reperit ka rrëfyer si qëndron e vërteta.
Sali Lushaj tha se arrestimi i Stresit ishte i inskenuar nga pushteti.
“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër. Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige.”- ka treguar babai i reperit.