Skenaristi i 'Pirates Of The Caribbean', Stuart Beattie ka sugjeruar që Johnny Depp të mos e marrë më rolin kryesor në film.
'Jack Sparrow' ishte personazhi kryesor në pesë filma të 'Pirates' për 15 vite, rol të cilin e ka luajtur vetëm Depp.
Por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në Pearl Black.
Beattie është i pari që ka konfirmuar se Disney Studios po heq dorë nga ylli i Hollywood për të bërë ndryshime në film.
55-vjeçari, i cili është ndjekur nga dramat personale gjatë katër viteve të fundit, bëri 'shëtitjen e tij të fundit' si Sparrow në Dead Men Tell No Tales, i cili kishte performancën më të ulët të filmave.
Skenaristi konfirmoi largimin e Depp gjatë një interviste në tapetin e kuq të Hollywood për DailyMailTV