Ka kohë që në media qarkullojnë lajme se çifti i këngëtarëve, Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse ky lajm nuk është konfirmuar ende nga Loredana dhe Mozzik. Shpeshherë çifti publikojnë foto në rrjetet sociale ku tregojnë detaje të vogla, megjithatë ende nuk ka një imazh të qartë.
Në një postim të bërë pak orë më parë Loredana ka publikuar një foto të saj dhe e shoqëron me një datë.
“7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë”,- shkruan Loredana dhe këtë e shoqëron me një simbol të gjinisë femërore.
Fansat kanë ngritur dyshime se ndoshta kjo është data që i ka caktuar mjeku, megjithatë Loredana nuk ka bërë asnjë reagim.