Prezantuesja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri janë përfolur prej disa kohësh se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.
E për këtë është pyetur vetë ajo mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", nëse ishte gati të pranonte lidhjen me Butrintin.
Mirëpo Kiara zgjodhi të pinte shotsat duke i lënë edhe njëherë fansat në dyshime, mirëpo ishte pak a shumë një konfirmim i gjithë thashethemeve.
Për më tepër prezantuesja e emisionit e ngacmoi disa herë gjatë mbrëmjes duke i thënë se ishte dobësuar dhe mund ta kishte nga ndonjë udhëtim andej nga Saranda dhe Butrinti, duke i hedhur kështu fjalë për këngëtarin.
Prej disa muajsh tashmë fansat dhe portalet kanë zbuluar shpesh vende apo shenja të cilat i lidhin me njëri-tjetrin, por asnjëherë ata vetë nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.
Fansat janë ndarë në dy kahe. Ata që e pëlqejnë shumë këtë lidhje dhe ata që nuk e duan aspak Kiarën në krah të idhullit të tyre, Butrintit.