Victoria Beckham është një ikonë stili dhe të gjitha e kemi zili kur e shohim teksa ecën pa problem me taka shumë të larta. E kemi parë t`i veshë edhe në përditshmëri, por ajo nuk pranon të heqë dorë nga takat as kur shkon në plazh. Epo, një stiliste e njohur si ajo duhet të bierë në sy kudo ku shkon.
Victoria ka shoqëruar në plazh fëmijët e saj, Harper dhe Cruz, e veshur me një palë taka ngjyrë të kuqe të kombinuara me një çantë në po të njëjtën ngjyrë, një palë xhinse të zeza dhe me një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra. Duket një veshje aspak e zakontë për një ditë në plazh, por Victoria nuk njeh rregulla. Ajo shihte nga larg fëmijët e saj, që notonin dhe luanin në det, teksa bënte selfie dhe merrej me telefonin. Stilistja dukej e relaksuar ndërsa qëndronte ulur dhe shijonte diellin dhe detin para saj.