Fituesi i njohur i ‘Amici’ një show me talente i zhvilluar në Itali, ka pranuar për herë të parë në një interviste ekskluzive që është homoseksual.
I ftuar në emisionin ‘Domenica 5’, Marco Carta ka rrëfyer se puthjen e parë ja ka dhënë shokut të klasës dhe ka vendosur ta rrëfej këtë sekret, për të qenë më i lumtur.
’Për shumë vitesh nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund ta shprehja dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16 vjeç, por unë nuk i kam bërë, por i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do ti bëj sigurisht. Kjo është rruga ime tani nuk ka kthim mbrapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak’- është shprehur këngëtari.