Vjeshta është periudha e duhur për të realizuar foton perfekte. Koha e zymtë, gjethet kafe përtokë dhe ngjyrat e stinës bëjnë të mundur shkrepjen e një imazhi që të gjithë ta kenë zili. Nëse jeni duke bërë shëtitje në një pyll me shumë gjethe të rëna apo thjesht jeni duke shkuar diku për të marrë ajër të pastër, mos nguroni të bëni një foto për ta pasur si një kujtim të bukur.
Këtë gjë kanë bërë edhe personazhet njohur të ekranit shqiptar, të cilët këto ditë na kanë sjellë vjeshtën më pranë se kurrë me fotot e tyre të mrekullueshme.