Cristiano Ronaldo është tashmë personi më i ndjekur në ‘Instagram’. 33-vjeçari ka rrëzuar nga froni këngëtaren Selena Gomez, me një numër prej 144 milionë ndjekësish. Gomez ka mbajtur titullin si personi më i ndjekur për dy vite me radhë e megjithatë sërish është shumë afër Ronaldos.Gjithsesi këngëtares kjo gjë nuk i intereson shumë, sepse pak kohë më parë ajo tha për të gjithë ndjekësit e saj se do të bënte një pushim nga rrjetet sociale. Përpara se të përhapej lajmi se Selena ishte shtruar në spital nga një problem i shëndetit mendor, këngëtarja shkruajti në ‘Instagram’ se do ndalonte së përdoruri rrjetet sociale për të jetuar jetën e saj. Të tjerë personazhe me një numër të konsiderueshëm ndjekësish në ‘Instagram’ janë Ariana Grande me 132 milion, Kim Kardashian me 120 milion dhe Beyone me 119 milion. Ronaldo që është personazhi i njohur më i ndjekur e përditëson shpesh profilin me fotografi të tij nga ndeshjet e futbollit apo fotografi të familjes.