Intervista e Tunës në "Xing me Ermalin" shkaktoi shumë debat në rrjetet sociale.
Kishte nga ata që e mbështetën shumë këngëtaren nga Shkupi, mirëpo kishte edhe nga ata që e kritikuan atë. Tuna rrallë del në intervista të ndryshme, por kur del me siguri ka shumë debate. Njësoj si edhe shprehja që e ndjek atë , “Ku është Tuna vlon”. Kjo është diçka në fakt që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren, sepse është nga ato artiste që komentohet në çdo hap. E tillë ishte edhe intervista në emisionin e Ermalit, me shumë komente pozitive dhe negative.
Në mbështetje të këngëtares përveç fansave të saj, është edhe Enca e cila ka publikuar në Instastory një video teksa Tuna flet për faktin e të qënit i vërtetë dhe jo fallso. Tuna e ceki se njerëzit në intervista të ndryshme ose në rrjetet sociale mundohen të shfaqin një jetë që nuk e kanë, ndërsa ajo vetë ka vendosur të veprojë ndryshe. Të njëjtin mendim mesa duket paska edhe Enca, e cila shkruan se vlera më e madhe e njeriut është të jetë i vërtetë.
“E dua sinqeritetin që ka. Njerëzit duan fallso. Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh i “vërtetë” është vlera më e madhe”,-shkruan Enca bashkangjitur videos.