Adele kryeson sërish listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, nën moshën 30 vjeçare.
Adele është emëruar edhe një herë si e famshmja më e pasur, duke llogaritur një pasuri prej 147.5 milionë funtash, shkruan BBC.
Sipas revistës “Heat”, e cila edhe bëri publikimin e kësaj liste, Adele vitin e fundit ka rritur pasurinë prej 15 milionë dollarë.
Pas saj vjen Ed Sheeran me rreth 94 milionë funta, kurse ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe, është i treti me 87 milionë funta.
Një tjetër tll në listën e personave më të pasur është edhe aktorja Emma Watson dhe aktori i “Star Wars”, John Boyega.
Është viti i tretë që Adele renditet e para në këtë listë, duke llogaritur përfitime të shumta nga turneu i saj botëror dhe shitjet rekorde.
Harry Styles ka pasuri prej 58 milionë funtash, Niall Horan, 46 milionë, Louis Tomlinson me 44 milionë funta, Liam Payne me 43 milionë dhe Zayn Malik me 37 milionë funta.
Little Mix janë renditur të gjashtët në tabelë me 48 milionë funta, kurse në këtë listë është edhe Rita Ora, pasuria e të cilës është afro 13 milionë funtash.
E famshmja më e pasur ndërkombëtare nën 30 vjeç është Kylie Jenner, e cila ka një pasuri prej 688 milionë funte