Disa femra do të vdisnin për të pasur një gjoks të madh, por ky nuk është rasti i një gazetarje sporti në Argjentinë.
Natalia Jersonsky iu është nënshtruar një operacioni për të gjoksin në mënyrë që njerëzit ta “shohin në fytyrë kur flet”.
24-vjeçarja, e njohur si Nati Jota, është gazetare e njohur e ESPN në Argjentinë.
Në një video në rrjetet sociale zbuloi se ka bërë operacioni për të zvogëluar masën e gjoksit në mënyrë që njerëzit ta marrin seriozisht.
Jota postoi videon përpara se të bëhej operacion dhe thotë: “Dua që njerëzit të më shohin në fytyrë kur flas.”
Ajo tha se çdo herë që publikonte një foto ku mendonte se dukej bukur, të gjitha komentet përqëndroheshin tek gjoksi i saj.