Lori Hoxha ishte një prej VIP-ave që nuk e pritën Halloween-in por i nxorrën kostumet përpara. Trashëgimtarja e Top Channel kishte zgjedhur të jetë një “ lepurushe“, e veshur me një bluzë crop ngjyrë gri me xixa, nje pelice te shkurtër të hedhur krahëve dhe me “veshët “ e gjatë që i jepnin veshjen të gjithë shijen e festës.
Në mesin e komenteve në rrjetet sociale, pati dhe nga ato që nuk iu referuan veshjen por ndërhyrjeve estetike të Lorit. Dhe mjaft me shiringa zemër, thoshte një prej tyre, se je fryrë goxha nga faqet, më beso s’ke më nevojë për më shumë. Visi të do gjithsesi edhe po të jesh si në fillim” . Kjo duket e ka ngacmuar Lorin që vendosi t`i kthejë përgjigje. “Sikur të jetoja për meshkujt do të isha ne kuzhinë duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe çdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim“, është shprehur ajo.