Ellen DeGeneres edhe këtë vit ka mahnitur me maskimin e saj për festën e Halloween.
Prezantuesja e njohur amerikane është shfaqur si një super-bombë në emisionin e saj special për Halloween.
E me anë të një fotografie që ka postuar në Instagram, Ellen ka pyetur fansat nëse e dinë se si kush është bërë këtë herë, shkruan Gazeta Express.
Në mesin e shumë komenteve, vërehet edhe ai i prezantueses shqiptare, Luana Vjolca.
Luana i është përgjigjur pyetjes së Ellen, duke shkruar thjesht: “Unë”.
Megjithatë, Luana nuk ka faj pasi që Ellen është bërë një ‘bombë’ bionde seksi duke shtuar edhe gjoksin dhe flokët e gjatë.
Shumica e komenteve nga fansat janë se Ellen këtë vit është bërë si diva e muzikës, Mariah Carey, ndërsa ajo pritet ta zbulojë këtë në emisionin e sotëm.