Fitorja me Partizanin ishte rezultati i duhur për të rikthyer në majë të klasifikimit Skënderbeun. Shijoi shumë sepse ky objektiv u arrit në fushën e një rivali të madh për titull dhe jo vetëm.
I këtij mendimi është edhe kapiteni bardhekuq i Skënderbeut, Marko Radas, i cili vlerëson shpirtin e garës dhe mbi të gjitha atë që ekipi mund të bëjë këtë sezon me këto kualitete që ka.
“Kur fiton ndaj rivalëve, çdo gjë ka tjetër kuptim. Ne kemi marrë maksimumin në përballjet direkte dhe jemi të lumtur për këtë.”