Dukesha e Sussex ka thyer disa herë rregullat e pallatiti mbretëror, por fansat e zjarrtë të familjes mbretërore mendojnë se kësaj radhe e ka tepruar. Gjatë ndalesës së fundit në Rotorua, në Zelandën e Re, Meghan Markle është komentuar sërish për veshjen e saj. Dukesha kishte zgjedhur një bluzë dhe fund me pala korenti nga Givenchy.
Deri këtu çdo gjë duket në rregull, mirëpo tek fundi i Meghan ka diçka që nuk shkon. Në fakt komentuesit janë të ndarë në dy pjesë: ata që mendojnë se Meghan ka veshur një fund transparent dhe ata që shkruajnë se duket i tillë për shkak të iluzionit që krijojnë palat. Ju kë besoni, ose si ju duket?