Ditën e djeshme, kryefjala e botës ka qenë festa. Maska, imitime, kopjime, kemi parë gjithçka gjatë këtij ‘Halloween-i’, por motrat Kardashian-Jenner arritën të na surprizojnë sërish. Nga to presim gjithçka, prandaj nuk na zhgënjyen as këtë herë. Më të bukura se kurrë, motrat e suksesshme sfiduan çdo personazh publik që u maskua në festën 31 tetorit.
Të veshura me të brendshme në ngjyrë të bardhë dhe me krahët e modeleve të ‘Victoria Secret’ ato publikuan foto që morën pafund komente. Motrat më të famshme në botë vetëm të frikshme nuk ishin ditën që lamë pas, por kjo nuk ka rëndësi, përsa kohë ato e shijuan dhe sërish morën vëmendjen e botës.