Heidi Klum ka tejkaluar edhe veten këtë vit me maskimin për festën e saj të organizuar për Halloween.
Secilin vit, supermodelja e njohur botërore, Heidi Klum organizon fetën e madhe për Halloween, që nga viti 2000.
Përveç që bën festa ‘të çmendura’, ajo përkujdeset që maskimi i saj të jetë i një niveli tjetër nga të gjithë të famshmit e tjerë, secilin vit!
Dhe për 2018, Klum është transformuar në Princeshën jeshile Fiona nga filmi shumë i njohur, Shkrek e gjithashtu këtë vit e ka pasur edhe Shrek-un me veti, pasi e ka transformuar edhe të dashurin e saj.
Çifti kanë zbarkuar në festën e 19 të Halloween të organizuar nga Klum, në një klub nate në New York.